Gruaja
Fatbardha nga Drenica, kandidate për deputete në Finlandë
"Është privilegj për mua që jam nga Kosova, dhe ndjenjë e veçantë, që kam vënë kandidaturën për deputete në Parlamentin Finlande"
Qendrat e votimit në Finlandë janë hapur për zgjedhjet parlamentare që po zhvillohen në këtë vend të dielën. Hulumtimet e opinionit e vendosin Këshillin Kombëtar, pjesë e koalicionit aktual qeverisës, përpara partive me një dallim të vogël në përqindje.
Partia e “Finlandezëve të Vërtetë” e cila e kundërshton monedhën e përbashkët evropiane, euro si dhe planet e shpëtimit të BE-së për vendet e tjera pritet të arrijë rezultat të kënaqshëm pas këtyre zgjedhjeve, transmeton REL.
Në këto kushte, për një vend në Parlamentin Finlandez është kandiduar edhe shqiptarja nga Drenica, Fatbardha Hetemaj.
Në tetor do të mbushë 26 vjet dhe tashmë ka një biografi shumë të pasur. Fatbardha ka mbaruar, siç shkruan portali KosovariMedia, ajo, studime në Worcester të Britanisë së Madhe, qe shpallur studentja më e mirë e universitetit. Pas mbarimit të univesritetit në fjalë, drejtimi për udhëheqje të përbashkët, ajo ka studiuar ekonominë, departamenti i menagjmentit, në Universitetin Hanken School of Economics, në Helsinki.
Gjatë tërë kohës së studimeve, Fatbardha ka shprehur interesim për politikë dhe ka filluar angazhimin e saj praktik në atë drejtim. Ndërsa lidhur me kandidimin e saj për deputete në Parlamentin Finlandez, ajo thotë se ka qenë kureshtja dhe ambicia për të pasur ndikim në rrjedhat e shoqërisë ajo që e ka shtyrë.
“Më ka shtyrë edhe kurreshtja që dua të kem ndikim në çështjet e ndryshme, jo vetëm të ankohem për të metat, dobësitë. Besoj se problemet e të rinjve do t`i adresoja aty ku e kanë vendin. Fillimisht kandidoj për këtë post për shkak të sensit të përgjegjësisë që e kam. Unë besoj në një lloj politike që mund t`i adresojë dhe fuqizojë të rinjtë”.
Si femër e parë dhe e vetme shqiptare që kandidon në një paralent nacional të një shteti perëndimor, Fatbardha gjithsesi ndjehet mirë. “Natyrisht është privilegj për mua që jam nga Kosova, po ashtu është ndjenjë e veçantë, që pikërisht unë kam vënë kandidaturën time në postin për deputete në Parlamentin Finlande”, thotë ajo.
“Shfrytëzoj rastin të përshendes të gjithë qytetarët e Helsinkit, që ne çdo fushatë që kam bërë deri më tani, më kanë mirëpritur dhe mbështetur në idetë e mia që kam si prioritet: si shkollimi mirëfilltë, integrimi, të drejtat e barabarta, punësimi për të rinjtë, senzibilizim i tyre që të mos të merren me krime, narkomani etj”.
Fatbardha ka mjaft kritika në drejtim të politikës kosovare, të cilën thotë se e njeh. Ajo mendon se politikanët dhe partitë e Kosovës në plan të parë kanë interesat e veta, dhe, sipas saj, po vazhdoi kështu, nuk pritet ndonjë perspektivë e mirëfilltë evropiane për shtetin e Kosovës.
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind Çmimi mesatar i primeve të sigurimit shëndetësor është 378,70 franga në muaj. Për të rriturit, një...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel