Fun

Faqet turistike, nën hetime, për shkak të mashtrimit të klientëve

Faqet e internetit që tregojnë çmime më të ulëta për fluturime, hotele dhe rezervime të tjera të udhëtimit nuk ofrojnë për klientët informacione të sakta. Kjo është bërë e qartë nga një konstatim i sistemit evropian të bashkëpunimit për të mbrojtur konsumatorët: „Consumer Protection Cooperation“.

Pra, çmimi i parë shfaqet shpesh shumë më i ulët sesa ai përfundimtar. Arsyeja që disa oferta të duken shumë të mira për të qenë të vërteta, është kur ju klikoni për të blerë një paketë pushimesh, duket se nuk ka asgjë të ngjashme, përcjell albinfo.ch.

“Këto vende mashtrojnë konsumatorët”, tha komisioneri i BE-së për Drejtësi, Vera Joyrova. 235 vende do të duhet t’i korrigjojnë problemet. Në këtë rast, autoritetet nacionale mund t’u qasen procedurave gjyqësore, thotë „Consumer Protection Cooperation“  (CPC).

“Kompanitë e prekura dhe agjencitë e udhëtimit duhet t’i respektojnë rregullat evropiane për konsumatorin”, është e qartë Joyrova.