Lajme
FAO: Bien çmimet globale të ushqimit
Kjo po ndodh për herë të parë pas një viti
Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) bëri të ditur se çmimet globale të ushqimit gjatë muajit qershor ranë për herë të parë pas 12 muajsh.
Pas rritjes 12 mujore radhazi, Indeksi i Çmimeve të Ushqimit ra për 2,5 për qind nga maji, duke arritur në mesatarisht 124,6 pikë në qershor.
”Shifra akoma qëndron në 33,9 për qind mbi nivelin e saj në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, tregojnë të dhënat.
Rënia vjen nga rënia e çmimeve të vajrave bimorë, drithërave dhe, megjithëse të moderuara, produkteve të qumështit.
Indeksi i çmimit të vajit vegjetal shënoi uljen më të madhe me 9,8 për qind, duke shënuar një rënie katër-mujore, të nxitur nga çmime më të ulëta ndërkombëtare të vajrave të palmës, sojës dhe lulediellit.
Indeksi i çmimit të drithërave ishte më i ulët për 2,6 për qind nga maji, por duke mbetur 33,8 për qind më i lartë se vlera e tij në qershor 2020.
Indeksi i çmimit të qumështit ra me 1 për qind gjatë së njëjtës periudhë kur shënuan rënie kuotimet ndërkombëtare për të gjitha produktet e qumështit të përfaqësuara në indeks, ku gjalpi regjistroi uljen më të lartë.
Nga ana tjetër, indeksi i çmimeve të mishit u rrit për 2,1 për qind për muajin e nëntë radhazi në qershor, por përsëri duke mbetur 8,0 për qind nën majën e saj të arritur në gusht 2014.
Indeksi i çmimit të sheqerit gjithashtu u rrit me 0,9 për qind në bazë mujore në qershor, duke shënuar rritjen e tretë radhazi mujore dhe duke arritur majat e reja shumëvjeçare./rtk.live
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh