Shkurt.ch
“Fantasia”, 6 vjet me produkte ballkanike
Me 1200 metra katrorë, "Fantasia" është qendra më e madhe tregtare me produkte ushqimore pothuajse nga të gjitha vendet e Ballkanit

© albinfo.ch
Në këtë qendër tregtare për 6 vjet janë sjellë produktet gati se nga të gjitha vendet e Ballkanit: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Kroacia, Serbia, Bosnjë e Hercegovina, etj. Të gjitha në një vend në Oftringen në Argau/Argovie.
Merita për këtë i takon shtetases nga Bosnjë e Hercegovina, Sladjana Todic, me qëndrim në Oftringen, pronare e qendrës tregtare „Fantasia“, e cila sot shënon përvjetorin e gjashtë jubilar të funksionimit të suksesshëm në këtë rajon të Zvicrës.
Pronarja e qendrës tregtare „Fatnasia“, e cila vjen nga Tuzla e Bosnjës, kishte filluar bisnesin në Zvicër si 19-vjeçare.
Ajo tregon për albinfo.ch se përpjekjet për të sjellë në Zvicër produktet ballkanike janë të mëhershme. Në Olten ajo kishte nisur „fantasinë“ e vogël, jo me produkte ushqimore, por me zbukurime dhe suvenire.
Konkurrencë me qendrat tregtare zvicerane
© albinfo.ch
Para 7 vjetëve ajo kishte menduar t’i kthehet vendlindjes në një moment sa vetëm i kishte vënë themelet e biznesit në Zvicër më 2006. „Fantasia“ me 1200 metra katrorë është qendra më e madhe tregtare, e cila ka në asortimentet e saj produktet gati nga të gjitha vendet e Ballkanit. Madje në zemër të qendrës është mishtorja „Hamza“, të cilën e menaxhon shqiptari nga Kosova. „Në të vërtetë, ne kemi plotësuar dëshirën e të gjithëve që të gjitha produktet e vendlindjes t’i kenë më afër dhe të mos kenë nostalgji për asnjërin prej tyre“, tha Todic.
Ajo pranon se tashmë janë në konkurrencë me qendrat tregtare zvicerane për shkak të çmimit të volitshëm të produkteve që importohen nga Ballkani. „Tash është sezoni i turshive dhe nuk ka nevojë të bartin pemë e perime nga vendet e Ballkanit, ngase të gjitha i kanë këtu“, tha pronarja e „Fantasia“.
Në këtë qendër tregtare, sipas saj, bëhen bashkë të gjithë, në një atmosferë familjare, shqiptarë, boshnjakë, kroatë etj. Aty fliten të gjitha gjuhët ballkanike.
70 për qind e klientëve janë shqiptarë
„Ne jemi sinonim i një qendre multikulturore, si një projekt i suksesshëm i integrimit në Zvicër“, thotë Todic. Importuesja nga Bosnja thekson edhe pengesat që i dalin në rrugën e importimit të mallrave nga vendet e Ballkanit në Zvicër. Ajo i njeh kriteret e larta të Zvicrës për mallrat e jashtme, por ajo është bindur se edhe atje ka produkte me standardet e kërkuara në Zvicër.
Duke importuar mallra nga vendet e Ballkanit, ajo thotë se stimulon prodhuesit e atjeshëm për të ngritur standardin dhe për të zgjeruar kapacitetet prodhuese, si dhe për të plotësuar kërkesat e ballkanasve që të kenë sa më shumë produkte të tyre edhe në Zvicër.
E-Diaspora
-
Deputeti zviceran, kundër diskriminimit të kosovarëve në sigurimin e makinave Pensionistët kosovarë janë të dëmtuar nga sigurimi i makinave: Deputeti i Parlamentit zviceran kërkon të ndalojë...
-
Austri: Ekspozitë e piktorit shqiptar Haxhi Fejzullahi
-
Doktori nga Kosova emërohet shef klinike në landin e Thuringenit në Gjermani
-
Puna me kohë të pjesshme: Si të shmangni boshllëqet e pensioneve
-
Gjenevë: U promovua libri “Shekulli i parë” në një festë të kujtesës historike
Jeta në Zvicër
-
Lozana rrezikon të humbasë statusin si kryeqytet i Vaud-it Një propozim i ri nga 23 deputetë të kantonit Vaud synon të ndryshojë statusin e Lozanës...
-
Franga zvicerane “fituesja” më e madhe nga tarifat e Trumpit – por çfarë ndodh me konsumatorët zviceranë?
-
Industria zvicerane e djathit në krizë, prodhuesit detyrohen të ndërpresin veprimtarinë
-
Parlamenti zviceran kërkon që fishekzjarret të lejohen vetëm me autorizim
-
Fillon puna për Eurovizion në Bazel