Lajme

Familjet zvicerane po shpenzojnë shuma të larta parash

Që nga prilli 2021 shpenzimet e konsumatorëve në Zvicër kanë arritur nivelet parapandemike, ka treguar një studim i ri nga Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO), transmeton albinfo.ch.

“Arsyeja kryesore për këtë përmirësim të rëndësishëm janë pritjet e familjeve në lidhje me zhvillimin e përgjithshëm ekonomik”, tha SECO në një njoftim për shtyp.

“Kjo tregon që konsumatorët po presin rimëkëmbjen ekonomike pas vitit të krizës të vazhduar gjatë muajve të ardhshëm. Gjasat në rritje për të bërë blerje të mëdha gjithashtu kanë ndihmuar në rritjen e besimit të konsumatorit”, sipas SECO. /Albinfo.ch