Shkurt.ch

Familjet zvicerane kanë mesatarisht nga 405 mijë franga

Pasuria “neto” e të gjithë banorëve të Zvicrës, e marrë së bashku, në vitin 2014 ka qenë më shumë se 3300 miliardë franga

Mesatarja e pasurisë për familjet zvicerane ka shënuar ngritje edhe në vitin 2014. Në fund të atij viti, çdo ekonomi familjare e këtij vendi zotëronte kishte mesatarisht pasuri në vlerë prej 405 mijë frangash. Kjo shumë është per 13 mijë franga më e madhe se ajo e regjistruar një vit më parë, vlerëson Banka Nacionale e Zvicrës (SNB) në një njoftim të publikuar sot.

Pasuria “neto” e të gjithë banorëve të Zvicrës, e marrë së bashku, në vitin 2014 ka qenë më shumë se 3300 miliardë franga. Ndërsa kurset e ngritura të bursave botërore dhe çmimet e patundshmërive kanë bërë që pasuria e zviceranëve të rritet edhe më tutje.

Saktësisht, pasuria e pastër e ekonomive familjare në vitin 2014 qe rritur për 4.4% në krahasim me një vit më parë. 141 miliardë franga nga kjo shumë janë siguruar nga kurset e përmendura, shkruan bilanz.ch. Ndërsa nga rritja e çmimeve të patundshmërive, pasuria e zviceranëve është rritur për 75 miliardë, duke arritur në 1815 miliardë franga vetëm vlera e pasurisë së patundshme.