Lajme
Familjarët e pengmarrësit të vrarë nga policia në Yverdon, bëjnë kallëzim penal
Vëllai i pengmarrësit, i cili u kontaktua në Iran, thotë se familja nuk e mbështet krimin, por se 32-vjeçari megjithatë nuk e meritonte të vritej
Vdekja e azilkërkuesit i cili ka mbajtur peng 13 persona në një tren pranë qytetit Yverdon VD më 8 shkurt, shihet nga familja e tij si një “padrejtësi”, transmeton albinfo.ch.
Prandaj, ajo ka paraqitur një padi në Prokurorinë Publike të Kantonit Vaud. Këtë e ka raportuar televizioni RTS në Zvicrën perëndimore.
Informacioni u konfirmua mbrëmë nga Prokurori i Përgjithshëm i Kantonit të Vaud, Eric Kaltenrieder, për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA. Familja ka bërë kallëzim penal më 15 shkurt dhe kështu ka fituar statusin e paditësit privat në procedim. Në këtë moment nuk mund të jepet asnjë informacion i mëtejshëm.
Siç është njoftuar tashmë, më 9 shkurt, azilkërkuesi 32-vjeçar pati marrë peng dymbëdhjetë pasagjerë dhe shoferin e trenit në një tren rajonal në kantonin Vaud. Marrja e pengjeve zgjati mbi tre orë e gjysmë. Azilkërkuesi 32-vjeçar me kombësi iraniane, është qëlluar përfundimisht nga një polic dhe vdiq në vendngjarje.
Vëllai i pengmarrësit, i cili u kontaktua me telefon në Iran, shpjegoi në televizionin e Zvicrës perëndimore se familja nuk e mbështet krimin, por se 32-vjeçari megjithatë nuk e meritonte të vritej.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë Banorët e Gjenevës deri dhe duke përfshirë moshën 24 vjeç tani do të mund të përdorin...
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane