Kosova

Familjarët e 19-vjeçarit shqiptar të vdekur në Serbi japin detaje

Teksa mediat në Kosovë raportojnë se personi që u gjet i vdekur në terrirotin e Serbisë është 19-vjeçari nga Kosova, Shqipron. M, për vdekjen e tij kanë njoftuar familjarët. Ata kanë sqaruar se ende nuk i kanë të qarta rrethanat e vdekjes.

Mësohet se viktima nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga thika gjatë mbrëmjes së djeshme në pikën kufitare mes Serbisë dhe Kroacisë, më saktësisht në fshatin Batrovc.