Integrimi
Familja shqiptare me katërnjakë, fiton lejen e qëndrimit në Gjermani
Familja fillimisht fiton një leje qëndirmi për dy vitet e ardhshme, tansmeton albinfo.ch Në rast se ajo ia del që të sigurojë të ardhura të mjaftueshme për të mbajtur veten, është e mundur edhe zgjatja e mëtejshme e lejes së qëndrimit
Katërnjakët e famshëm të familjes refugjate shqiptare Keta, të lindur në Jena të Gjermanisë, tashmë kanë mbushur 8 muaj nga lindja. Pas shumë peripecishë e ecejakesh, më në fund familja ka fituar të drejtën për të qëndruar në Gjermani, së paku përkohsisht.
«Ajo është pranuar, njohur si rast i rëndë», ka thënë për mopo.de minisiri për migracion në Landin e Thüringenit, Dieter Lauinger. Ai ka shtuar se «familja tash, pas braktisjes së vendit dhe lindjes së katërnjakëve ka mundësinë më në fund t`i kushtohet sfidave për rritjen e fëmijëve mbi një bazë të sigurt».
Familja fillimisht fiton një leje qëndirmi për dy vitet e ardhshme, tansmeton albinfo.ch Në rast se ajo ia del që të sigurojë të ardhura të mjaftueshme për të mbajtur veten, është e mundur edhe zgjatja e mëtejshme e lejes së qëndrimit.
«Ky është një sinjal i mirë», thotë Lauinger. Ai thotë se shpreson që së tash do të sqarohen të gjitha çështjet lidhur me përkujdesjen mjekësore dhe që familja së shpejti që qëndrojë edhe financiarisht në këmbët e veta, përcjell albinfo.ch.
Familjes i kanosej kthimi në vendin e prejardhjes pasi që Shqipëria është shpallur vend i sigurt nga Gjermania dhe shtetasit e saj, sipas rregullit, nuk mund të fitojnë azilin në Gjermani.
Rreth dy muaj më parë: Amelia, Frederic, Olivia dhe Xhesika ishin pagëzuar në kishën e vendit dhe kumbarë i tyre (nun) qe bërë kryeministri.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus Rrugët e qytetit të vjetër të Aaraut do të jenë plotësisht të lira nga trafiku i...
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’