Integrimi
Familja rome nga Kosova mban dy të mitura si skllave
Sipas akuzës dy vajzat janë mbajtur të ngujuara, janë detyruar të punojnë, janë rrahur dhe po ashtu edhe janë përdhunuar seksualisht
Të hënën ka filluar ne Gjykatën e Landit në Konstancë të Gjermanisë një proces gjyqësor kundër një familjeje rome nga Kosova, të ngarkuar për skllavërim, rrahje dhe përdhunim të dy vajzave të mitura po ashtu nga Kosova. Dy prindërit dhe tre djemtë e tyre do të përgjigjen për akuzën se i kanë sjellë në Gjermani dy të miturat dhe i kanë mbajtur ato me dhunë në banesën e tyre në qytetin Singen, landi Baden Württemberg, ka bërë të ditur për mediet gjermane prokurori i lëndës.
Sipas akuzës dy vajzat janë mbajtur të ngujuara, janë detyruar të punojnë, janë rrahur dhe po ashtu edhe janë përdhunuar seksualisht. Aktakuza radhit një varg të veprave penale në ngarkim të familjes pesanetarëshe, si tregti me qenie njerëzore, shantazhim, privim nga liria, shtrëngim dhe përdhunim.
Qëllimi fillestar ka qenë që dy vajzat të martohen me dy djemtë e familjes. Atyre, sipas aktakuzës, u janë marrë pasaportat dhe më tutje kanë provuar që përmes kërcënimeve dhe dhunës t`i disiplinojnë ato. Kur njëra nga vajzat ka kundërshtuar për trajtimin që u bëhej, njëri nga djemtë e familjes e ka therur atë me kaçavidë në krah.
Siç bën të ditur portali swr., dy vajzat kanë mundur të telefonojnë me familjarët e tyre në Kosovë vetëm nën mbikëqyrjen e të akuzuarve.
Në hapje e procesit, të pesë të akuzuarit kanë shfrytëzuar të drejtën e heshtjes para trupit gjyqësor. Ata nuk kanë dashur të japin të dhëna as për personat dhe as për ngjarjet, është bërë e ditur përmes avokatëve.
Procesi parashihet të zgjasë 21 ditë.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?