Integrimi
Familja nuk e bën fajtor shoferin për vdekjen e Erlindit
Skender Fazlija, xhaxhai i të ndjerit: “ai nuk ka pasur mundësi të reagonte, kur ka parë se Erlindi papritmas kishte rënë nga vetura para tij”
Pak ditë pas goditjes së rëndë që ka pësuar, duke humbur djalin e vogël 4 vjeçar, Erlindin, familja Fazlija nga Spreitenbach-u, i kantonit Aargau paraqitet në opinion me deklarimin se shoferi i makinës Audi, i cili e ka shkelur Erlindin, nuk mban përgjegjësi për vdekjen e vogëlushit.
Siç ka thënë Skender Fazlija, xhaxhai i të ndjerit për mediet lokale, “ai nuk ka pasur mundësi të reagonte, kur ka parë se Erlindi papritmas kishte rënë nga vetura para tij”.
“Fare papritur vogëlushi kishte zgjidhur rripin e sigurisë dhe pastaj kishte hapur derën. Pasi që makina ishte në rrethrrotullim, dera ishte hapur shumë shpejtë. Djaloshi ra në rrugë dhe u shkel nga një automobil”, përshkruan Skender Fazlija aksidentin për Tele M1.
Dy djemtë e Skenderit sot së bashku me Erlindin duhej të fluturonin për në Kosovë, në pushimet verore. Ai ishte familjari i parë ë kishte mbërritur në vendin e aksidentit.
“Mu desh t`i qëndroja pranë vëllait, i cili mbante në duar të birin e vdekur”, thotë Skenderi, i tronditur thellë.
Xhaxhai i Erlindit i falënderon të gjithë për ndihmën e dhënë. “Të gjithë kalimtarët e rastësishëm ashtu si dhe punëtorët e ndihmës s parë, vëllai im kanë një falënderim nga vëllai im”.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland Për të konkurruar me vendpushimet malore më të mëdha dhe më të bukura si Davos dhe...
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër