Kosova
Familja në Kosovë jetonte me 75 €, reperi gjerman i blen banesë të re
Reperi gjerman me emrin Kollegah (Felix Blume) së bashku me reperin tjetër Ghent ka udhëtuar në Kosovë. Jo për të mbajtur ndonjë koncert, por për të bashkëpunuar me një organizatë bamirësie për të ndihmuar njerëzit me nevojë, përcjell albinfo.ch.
Qëndrimi në Kosovë ishte filmuar nga djemtë e Empire Alpha Music dhe ishte bërë një video 35-minutëshe në YouTube. Së bashku me fondacionin e bamirësisë «Jetimat», Kollegah kishte blerë një banesë krejtësisht të re për një familje 10-anëtareshe!
Familja ka qenë e papunë për disa vjet, kështu që të gjithë 10 anëtarët e familjes kanë jetuar me një pagesë mujore prej 75 €. Në video shihet gjendja e vështirë e familjes.
Të lodhur nga varfëria, derisa po përgatiteshin për dimrin e ardhshëm, familja befasohet nga Kollegah dhe organizata «Jetimat e Ballkanit». Atyre iu sigurohet strehë në një apartament krejtësisht të ri, me ngrohje, energji elektrike dhe ujë.
Për këtë surprizë, Kollegah mësoi disa fjalë në gjuhën shqipe për ta sjellë këtë mesazh të pabesueshëm te familja. Anëtarët e familjes nuk mund të besonin se ata ishin pronarët e një apartamenti të ri.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër Gjithnjë e më shumë zyra po qëndrojnë bosh në qytetet kryesore të Zvicrës. Megjithatë, numri i...
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë