Zhvillim

Familja Marashi bëhet me shtëpi në prag të Krishtlindjes

Shoqata Humanitare “Shoqëria” nga Zvicra në prag të Krishtlindjes ka gëzuar familjen Marashi nga fshati Tomoc i Gjakovës. Pesë anëtarët e kësaj familjeje të cilët kanë jetuar në kushte të mjerueshme, tash falë vullnetit të mirë të bashkatdhetarëve nga Zvicra, do të kenë një shtëpi që u siguron kushte komode banimi.

Televizioni YriVizion i Gjakovës ka realizuar një raportim nga momenti i dorëzimit të çelësave të shtëpisë kësaj familjeje.