Fun

Familja gjermane kërkon azil në Rusi!

Familja e konsideron këtë vend si “Diktatura e Republikës Federale Gjermane” me kushte që janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Ndodh edhe kjo: një familje prej tetë anëtarësh nga Mecklenburg-Vorpomern-i i Gjermanisë ka kërkuar azil në Rusi! Ajo, në kërkesën e saj për azil ka theksuar se në Gjermani ndjehet e ngujuar dhe e konsideron këtë vend si “Diktatura e Republikës Federale Gjermane” me kushte që janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Por, Rusia ka hedhur poshtë kërkesën për azil të familjes me pesë fëmijë të mitur, shkruan focus.de. Rusët nuk i kanë pranuar si të mirëqena shkaqet për kërkim azili që kanë prezantuar gjermanët, transmeton albinfo.ch. Sipas autoriteteve ruse, në prezantimin e këtyre shkaqeve askund nuk shihet se në Gjermani ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut.

Pas kësaj, familja gjermane është stacionuar me makinën e sajpara një hoteli në Moskë dhe po kërkon ndihma përmes facebook-ut.