Kosova
Familja e Faton Hajrizit paralajmëron padi ndaj Kurtit dhe tre zyrtarëve të tjerë
Familja e Faton Hajrizit, të vrarë në Serbi, ka paralajmëruar padi ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha.
Sipas avokatit të angazhuar, Gent Gjini, padia do të bëhet për shkak që të njëjtën kanë “përdorur shprehje joetike dhe fyese ndaj familjes Hajziri”.
“Nesër (e enjten) në pallatin e drejtësisë do t’i dorëzojmë paditë dhe kallëzimet penale në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj zyrtarëve publikë, të cilët kanë përdorur ofendime dhe gjuhë urrejtje për Faton Hajrizin, me shprehje si ‘kriminel, e pikërisht fjala kriminel na ka shtyrë t’i procedojmë paditë për shpifje dhe ofendim. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, kryeministri po ashtu, deputeti Arbër Rexha e po ashtu ministrja e Drejtësisë kanë përdorur shprehje joetike dhe fyese ndaj familjes Hajrizi”, ka thënë avokati Gjini.
Hajrizi ishte arratisur më 6 korrik nga burgu i Smrekonicës në Vushtrri dhe më 19 korrik të 2024-s ishte vrarë në Lloznicë, në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjës./Koha net
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik