Fun
Falsifikohen kartëmonedhat e reja 10 €
Me gjithë emetimet e reja me masa shtesë të sigurisë, u shfaqen bankënotat e para të falsifikuara të 10 eurove në serinë e re.
Policia italiane të hënën afër Napolit ka zbuluar një sasi të madhe të kartëmonedhave të falsifikuara të 10 eurove, të bëra nën emetimin e ri me mbrojtje shtesë të sigurisë që synon parandalimin e falsifikimit të monedhës së përbashkët evropiane.
“Ky është konfiskimi i parë i kartëmonedhave të falsifikuara të serisë së re në Evropë”, thuhet në deklaratën e policisë financiare italiane.
Napoli është i njohur si një qendër për monedha false.
Policia gjeti në makinën e një 39-vjeçari më shumë se 500.000 kartëmonedha të rreme euro.
“Kontrollet paraprake tregojnë se kartëmonedhat janë të cilësisë së shkëlqyer dhe lehtë mund ta mashtrojnë këdo që i pranon”, thuhet në deklaratën e policisë, përcjell albinfo.ch.
Banka Qendrore Evropiane, me futjen e kartëmonedhave të reja ka synuar të jetë një hap përpara nga falsifikatorët, sepse sipas tyre, përmbajnë një numër të përmirësimeve kur është fjala për masat shtesë të sigurisë.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha