CH-Ballkani
Falimenton “Germania”: Njoftim i rëndësishëm për udhëtarët nga Zvicra drejt Prishtinës dhe Shkupit
Pra, “Swiss Germania Flug” nuk është prekur nga ky falimentim. “Air Prishtina” ka zëvendësuar të gjitha fluturimet, në bashkëpunim edhe me partnerët tjerë ajro

Kompania ajrore me bazë në Berlin, “Germania” ka paraqitur kërkesë për falimentim.
Kompania gjithashtu ka njoftuar se ka anuluar të gjitha fluturimet, përcjell albinfo.ch.
“Fatkeqësisht, nuk kemi arritur me sukses të kompletojmë përpjekjet tona financiare për të arritur likuiditetin e nevojshëm në afat të shkurtër kohor”, ka thënë drejtori i “Germanias”, Karsten Balke, në njoftim. “Me shumë keqardhje, si pasojë, nuk kemi pasur zgjedhje tjetër, pos që të kërkojmë falimentimin”.
“Germania” ka bërë të ditur se ka paraqitur kërkesën për falimentim në Berlin të hënën në mbrëmje dhe të gjitha fluturimet janë anuluar menjëherë.
Nga ky falimentim, nuk janë prekur “Swiss Germania Flug” dhe “Bulgarian Eagle”.
Pra, “Swiss Germania Flug” nuk është prekur nga ky falimentim. “Air Prishtina” ka zëvendësuar të gjitha fluturimet, në bashkëpunim edhe me partnerët e tjerë ajrorë, njofton ekskluzivisht albinfo.ch.
“Swiss Germania Flug” nuk është prekur nga falimentimi dhe të gjitha fluturimet nga Zvicra drejt Prishtinës, Shkupit dhe Ohrit vlejnë sipas orarit të paraparë.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Polici aktor, Luani, ju garanton të qeshura, “derisa të vijë policia” Në vitet 1990, ai kishte ikur nga Kosova në Gjermani me prindërit e tij. Në “Luans...
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Fletëvotimet për diasporën shqiptare shpërndahen nga 15 prilli në Evropë dhe kontinentet e tjera
-
Hap dyert, shkolla shqipe në Grabs të kantonit të St. Gallenit
-
Aksidentohet autobusi me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ka pak opsione përballë tarifave të Trump-it Zvicra ka pak opsione për t’u përballur me tarifat e vendosura nga SHBA. Masat e ndërsjella...
-
Zvicër: Gjobitet burri pasi kërkoi para për telefonin e gjetur
-
Identiteti elektronik në Zvicër sërish në votim
-
Shumica e grave zvicerane nuk duan fëmijë
-
Thatësira në Zvicër