Futboll

Faleminderit Xhaka & Shaqiri

Paraqitjet e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës sërish kanë bërë krenarë shqiptarët në mbarë globin

Zvicra u eliminua nga Kampionati Botëror pas humbjes nga Portugalia 6:1.

Por paraqitjet e futbollistëve shqiptarë ishin të jashtëzakonshme, shkruan albinfo.ch.

Granit Xhaka ishte kapiten dhe u paraqit në katër ndeshjet, ndërsa Xherdan Shaqiri mungoi vetëm ndaj Brazilit për shkak të lëndimit. Por, Shaqiri ka shënuar në cdo garë të madhe që ka marrë pjesë me Zvicrën, duke thyer rekorde me Natin.

Goli dhe paraqitja ndaj Serbisë ishte e jashtëzakonshme, ashtu si edhe performaca nga Xhaka, i cili u zgjodh futbollist i ndeshjes. Ata bënën krenarë sërish shqiptarët në mbarë botën, por sigurisht edhe zviceranëve që morën pjesë në një tjetër event madhor.

Ardon Jashari debutoi ndaj Portugalisë, duke shënuar fillimin e ri te Zvicra.