Uncategorized

Falë shqiponjave Xhaka dhe Shaqiri, Zvicra ëndërron të shkojë më lartë

Xhaka shënoi një super gol nga rreth 30 metra, derisa Shaqiri shënoi në minutën e 90-të

Zvicra ka shënuar fitoren e parë në këtë Kampionat Botëror, falë dyshes shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, shkruan albinfo.ch.

Gazeta ‘Blick’ në ballinën e saj shkruan: Falë shqiponjave Xhaka dhe Shaqiri, Zvicra ëndërron të shkojë më lartë.

Zvicra mundi Serbinë 2:1 dhe tani ka katër pikë dhe me gjasa të mëdha për të kaluar tutje, derisa Serbia është afër eliminimit.

Xhaka shënoi një super gol nga rreth 30 metra, derisa Shaqiri shënoi në minutën e 90-të.