Integrimi
Falë kontributit të mërgimtarëve Kosova ka pozitë më të mirë ekonomike
Kryetari Haziri ka potencuar faktin mërgimtarët i kanë meritat kryesore për pozitën gjithnjë e më të mirë të Kosovës
Në kuadër të Muajit të Mërgimtarëve, deputetja shqiptare komunën Gislaved e Suedisë, e ka vizituar të mërkurën komunën e Gjilanit, me ç’rast është pritur nga kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, ka njoftuar zyra për media e komunës së Gjilanit.
Siç thuhet në njoftim, gjatë këtij takimi, kryetari Haziri ka potencuar faktin mërgimtarët i kanë meritat kryesore për pozitën gjithnjë e më të mirë të Kosovës.
“Komuna e Gjilanit ka shpallur Muajin e Mërgimtarëve, që do të jetë gjithnjë gjatë kohës së pushimeve, si muaj në të cilin janë përgatitur dhe do të përgatiten aktivitete të shumta kulturore, sportive, por edhe argëtuese dhe rekreative, me qëllim të plotësimit sadopak të mallit për vendlindjen”, ka thënë Haziri gjatë këtij takimi, thuhet në njoftimin e komunës.
Haziri më tej ka thënë se të gjitha shërbimet në komunën e Gjilanit janë në funksion të mërgimtarëve, në mënyrë që ata të marrin shërbime të shpejta, në Administratën Komunale, duke mos humbur kohë të gjatë para sporteleve, sepse edhe ashtu koha e lirë e tyre është e limituar dhe shumë e vlefshme.
Ndërsa, deputetja Azizi, ka informuar kryetarin për gjendjen e shqiptarëve në Suedi, me theks të veçantë integrimin në shoqëri që tashmë prej vitesh është i tejkaluar dhe sot atje fëmijët shqiptarë, të rinjtë në përgjithësi kanë jetën e njëjtë sikur të komunitetit suedez.
“Sot në Suedi ka shqiptarë nga Kosova me një numër të konsiderueshëm dhe nga gjenerata e punëtorëve të krahut që ishte në fillet e mërgatës, tani gjendja ka ndryshuar dhe kemi udhëheqës bizneseve, mjek, profesor, inxhinier dhe profesionist të fushave të ndryshme e të shumta”, ka thënë deputetja Azizi, thuhet në këtë njoftim.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën