Lajme
Fakte nga e kaluara që sjellin paqe në të ardhmen
Në Prishtinë u promovua libri “Shkatërrimi i Trashëgimisë Islame në Luftën e Kosovës 1998-1999” i autorit Sabri Bajgora. Libri u redaktua nga Elsie dhe Selimi
Gjatë Javës së Tolerancës dhe Pajtimit që po vazhdon në Kosovë, është promovuar librit të titulluar “Shkatërrimi i trashëgimisë islame në Luftën e Kosovës, 1998-1999” i autorit Sabri Bajgora. Nëpërmjet këtij libri, dokumentohet e kaluara që t’i shërbejë procesit të pajtimit ndërmjet besimeve të ndryshme.
Autor i këtij libri Sabri Bajgora, krye-imam i Kosovës, ndërsa është redaktuar nga Robert Elsie, një zë i rëndësishëm në studimin e historisë dhe kulturës shqiptare dhe Petrit Selimi, zëvendësministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës.
Libri përmban fotografi shtesë dhe një parathënie nga Andras Riedlmayer nga Programi Aga Khan për Arkitekturë Islame Universitet të Harvardit. Publikimi i këtij libri është mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe donatorët ndërkombëtarë të përfshirë përmes nismës Interfaith Kosova.
“Procesi i ripërtëritjes nuk mund të arrihet përmes harresës ose mohimit. Falja nuk mund të jetë asnjëherë kuptimplotë nëse është e bazuar në të harruar. Kjo vlen posaçërisht për trashëgiminë kulturore dhe fetare të një kombi. Edhe në rastet kur manifestimet fizike të kësaj trashëgimie janë shkatërruar, njerëzit nuk duhet të harrojnë atë çfarë kanë pasur dikur”, deklaroi kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.
Gjatë promovimit, botuesi Bajgora tha se qëllimi i këtij libri nuk është që t’i ringjallen armiqësitë e vjetra, por që t’i kontribuojë paqes. “Ajo që ne synojmë është që t’u lëmë brezave të ardhshëm një dokumentim të detajuar për atë së çfarë ka ndodhur, me qëllim që të mos përsëritet më kurrë”, tha Bajgora.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, bashkëredaktor i këtij publikimi në fjalimin e tij tha se kujtimi i së kaluarës është vendimtar në proceset e rindërtimit dhe pajtimit të çdo shoqërie.
“Dëshmi të dokumentuara të përfshira në këtë publikim duhet të shërbejnë për të edukuar komunitetet vendore dhe audiencën globale rreth shkatërrimit të trashëgimisë kulturore dhe fetare në Kosovë. Shkatërrimi i trashëgimisë fetare ka qenë një çështje emocionale për të gjitha komunitetet tona. Ky publikim vë në pah rëndësinë që ne i kushtojmë ruajtjes së vlerave arkitektonike dhe kulturore”, deklaroi ai.
Ndërsa bashkëredaktori Robert Elsie tha se ky projekt ka filluar realizimin dy vite më parë, në pranverë të vitit 2012 ndërsa ka përfunduar vetëm pas dy vitesh.
“Kur Petrit Selimi më kontaktoi dhe më kërkoi nëse do ta ndihmoja në përgatitjen e një katalogu për regjistrimin e dëmeve të tmerrshme që kanë pësuar monumentet kulturore islame në luftën e Kosovës të 1998-1999, unë e pranova këtë punë sepse e ndjeva që kishte ende shumë për t’u bërë për të vetëdijesuar publikun ndërkombëtar për Kosovën dhe problemet e shumta që ka trashëguar nga e kaluara e zymtë”, deklaroi Elsie.
Përderisa populli i Kosovës e di çfarë ka ndodhur në vendin e tyre në vitet 1998 dhe 1999, shkatërrimi i bërë ndaj trashëgimisë dhe arkitekturës islame, sipas tij, ka mbetur kryesisht i panjohur në skenën ndërkombëtare.”
Libri “Shkatërrimi i Trashëgimisë Islame në Luftën e Kosovës 1998-1999” është promovuar në kuadër të “Javës së Tolerancës dhe Pajtimit” të këtij viti duke ofruar një platformë për komunitetet lokale dhe audiencën globale për të reflektuar për gjendjen e marrëdhënieve ndërfetare.
Kjo javë vjetore, e dyta me radhë, u hap me konferencën e dytë ndërkombëtare për dialog ndërfetar më 23 Maj dhe do të përmbyllet më 29 Maj me një ligjëratë nga Princ Ghazi Bin Muhammad i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë në konceptin e Dashurisë bazuar në Kur’Anin e Shenjtë.
Java e Tolerancës dhe Pajtimit organizohet nga Interfaith Kosova, nismë e përkrahur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?