Lajme
Fajon: Votimi i liberalizimit të vizave mbetet për shtator
Fajon ka konfirmuar se mosratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi është arsyeja kryesore për këtë vendim. Vendimin ne fjalë, sipas saj e ka marrë pas konsultave të bëra me zyrtarë të ndryshëm evropian
Sipas raportueses për liberalizimin e vizave në parlamentin evropian Tanja Fajon, ajo ka shtyrë për në vjeshtë votimin për vizat në mungesë të progresit të duhur në përmbushjen e kritereve të mbetura.
Fajon ka konfirmuar se mosratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi është arsyeja kryesore për këtë vendim. Vendimin ne fjalë, sipas saj e ka marrë pas konsultave të bëra me zyrtarë të ndryshëm evropian, thuhet në një komunikatë që transmeton rtklive.com
“Sinqerisht shpresoj që kjo marrëveshja të ratifikohet në Parlamentin e Kosovës sa më shpejtë që është e mundur, mundësisht para pushimeve verore, në mënyrë që të më lejohet të vazhdoj me procesin e votimit në vjeshtë dhe të kam të siguruar mbështetjen e plotë të Komitetit për heqjen e regjimit të vizave”, theksoi Tanja Fajon.
Është fjala për votimit të komitetin për liritë qytetare gjyqësi dhe punë të brendshme, që është i domosdoshëm para se të dorëzohet votimi në seancë plenare. Raportuesja Fajon kishte qëllimin që të kryej krejt procedurat në mënyrë që vendimi Parlamentit Evropian mbi heqjen e vizave për Kosovën të bëhet në seancën plenare të tetorit.
Andaj ajo apeloi tek politikëbërësit e Prishtinës që të ndërmarrin hapat e domosdoshëm nëse dëshirojnë që Parlamenti të votoj liberalizimin e vizave gjatë 2016- ës.
“Besoj fuqishëm se me ratifikimin e marrëveshjes kufitare, Parlamenti evropian do jetë në gjendje që të mbështetë heqjen e regjimit të vizave për Kosovën deri në fund të këtij viti”, tërhoqi vërejtjen raportuesja për vizat, Tanja Fajon.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat Nëse tashmë keni një punë në Zvicër, ose jeni duke kërkuar një të tillë, mund të...
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?
-
Vendpushimet e skive zvicerane regjistrojnë numër rekord vizitorësh
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë