Shkurt.ch
“Fair Wil”: me korrektësi kundër paragjykimeve
"Një dozë e mirë qetësie dhe tolerance është kusht për bashkëjetesën", mendojnë Suter dhe Bullakaj
Shoqata e themeluar pak kohë më parë “Fair Wil” dëshiron të luftojë kundër paragjykimeve në shoqëri. “racizmi është bërë shoqërisht i pranueshëm në një mënyrë tmerruese”, thotë Lucienne Suter, e cila bashkë me Arbër Bullakajn udhëheq këtë shoqatë.
“Ne duam të jemi një pikë kontakti për zviceranët dhe të huajt”, shton Suter. Nga të dyja anët ka çështje të hapura. Vetëm njohja e ndërsjellë i pakëson paragjykimet dhe mundëson që të përfitojmë nga njëri tjetri.
Synim i shoqatës “Fair Wil” është promovimi i komunikimit ndërkulturor dhe mundësimi që në jetën shoqërore dhe poilitike të marrin pjesë njerëz të moshave, prejardhjeve dhe shtresave të ndryshme.
Qyteti Wil është ndodhur kohëve të fundit në fokus të temës për bashkëjetesën ndërkulturore. Deputeti i SVP-UDC-së nga ky qytet, Lukas Reimann ka qenë “babai” i iniciativës kundër minareve. Ndërsa kundër ndërtimit të planifikuar të qendrës kulturore islamike, në adresë të administratës së qytetit kishin shkuar mbi 300 ankesa.
Por, “një dozë e mirë qetësie dhe tolerance është kusht për bashkëjetesën, mendojnë Suter dhe Bullakaj. Do të ishte mençuri që, të mos reagohet fare në lidhje me provokimet sikundër ai i filmit aktual që e karikon profetin Muhamed. Kjo do të duhej bërë për të mos dhënë mundësisht asnjë shkas për sulme.
As Suter dhe as Bullakaj nuk e kanë parë filmin. “Por, ky lëndim dashakeq i të tjerëve më shkakton dhembje edhe mua”, thotë Suter për “Thurgauer Zeitung”..
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Trendi në rënie prej vitesh vazhdon kështu: shitjet totale të birrës ranë me 1.6% në 4.5...
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve