Lifestyle
Facebooku përjashton reperin amerikan për shkak të postimeve
Facebooku ka thënë se disa nga postimet e tij kanë thyer rregullat për shkak të fjalimeve me urrejtje
Reperi amerikan Lil B, i njohur për fjalimet e tij në rrjete sociale, është përjashtuar nga Facebooku për 30 ditë për fjalimet e tij të ashpra.
Muzikanti ka shprehur nervozizmin për përjashtim dhe fansat e kanë kritikuar përjashtimin e tij në rrjetet tjera sociale.
Facebooku, në anën tjetër, ka thënë se disa nga postimet e tij kanë thyer rregullat për shkak të fjalimeve me urrejtje.
Postimet, sipas raportimeve, kishin të bënin me njerëzit e bardhë dhe përdorimin e armëve.
“Njerëzit e bardhë janë të vetmit që i duan armët e tyre. Ju mund t’u thoni atyre se janë njerëz të dhunshëm! Unë nuk jetoj në frikë, nuk kam nevojë për armë. Njerëzit e bardhë janë aq të frikësuar sepse kanë armë. Armët janë problem i njerëzve të bardhë. Largoni armët dhe të gjithë do të jemi të sigurt, por jo! Ata janë të dhunshëm”, ka shkruar në postimet e fundit ai.
Facebooku nuk ka komentuar këtë vendim, por BBC mëson se reperi ka thyer rregullat me postimet e tij disa herë.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën










