Lajme

Facebook rivalizon TikTok: Si mund të fitoni para nga ‘Story’-t e publikuara?

Facebook ka prezantuar një mundësi të re që u lejon përdoruesve të fitojnë para nga postimet në Story.

Opsioni i monetizimit global është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit me statusin creators që janë pjesë e programit Facebook Content Monetization.

Me këtë risi, gjiganti i medias sociale dëshiron të ofrojë një burim të ri të ardhurash për përdoruesit, duke i nxitur që të postojnë më shumë.

Creators mund të monetizojnë përmbajtjet ekzistuese

Përdoruesit mund të fitojnë para nga përmbajtjet që krijojnë dhe shpërndajnë, duke i postuar në Facebook Story. Për shembull, nëse një creator bën një Reel, mund të shpërndajë një pjesë të tij në Story për të fituar para. Kjo vlen edhe për përmbajtjet e tyre të zakonshme.

Nuk ka prag për përfitimet

Pagesat përcaktohen nga performanca e Story-ve. Përdoruesit mund të fitojnë para pa pasur nevojë që të arrijnë një prag specifik për shikimet. Kjo strategji e re synon të tërheqë creators të TikTok në Facebook dhe Instagram, duke u ofruar bonuse financiare, marrëveshje për përmbajtjen dhe mbështetje në rritjen e komunitetit të tyre.

Programi i monetizimit

Përdoruesit e regjistruar në programin Facebook Content Monetization, që kanë të aktivizuar monetizimin e përmbajtjes, nuk duhet të bëjnë ndonjë veprim shtesë. Programi i prezantuar vitin e shkuar sjell reklama gjatë transmetimeve, Reels dhe bonuse për performancën. Me testimin te pjesëmarrësit beta, Facebook tani po aktivizon monetizimin e Story për të gjithë përdoruesit.

Planet e ardhshme

Në vitin 2024, miliona creators u ftuan për t’iu bashkuar programit. Facebook mendon që këtë vit të ofrojë regjistrim të hapur. Përdoruesit që nuk janë pjesë e programit mund të shprehin interesin përmes një ftese në faqen e internetit të programit. Që prej vitit 2017, kur prezantoi monetizimin, Facebook ka paguar mbi 4 milionë përdorues dhe ka deklaruar se gjatë vitit 2024 ata kanë fituar mbi 2 miliardë dollarë nga platforma.