Autotech

Facebook numëron mbi 2 miliardë përdorues aktivë

Facebook njoftoi se aktualisht rrjeti social numëron mbi 2.27 miliardë përdorues aktivë.

Kompania gjithashtu njoftoi se në tremujorin e tretë të vitit kishte një të ardhur prej 13.7 miliardë dollarësh, diçka nën parashikimet e analistëve, por të mjaftueshme për të shmangur rënien e çmimit të aksioneve të saj, shkruan albinfo.ch.

Themeluesi i kompanisë, Mark Zuckerberg, tha se shërbimet e ofruara nga Facebook janë përdorur nga më shumë se 2 miliardë njerëz çdo ditë dhe se në tremujorin e fundit, fitimi i kompanisë arriti në 5.1 miliardë dollarë.

Në korrik, aksionet e Facebook-ut ranë ndjeshëm, pasi kompania paralajmëroi se në vitet e ardhshme do të kishte fitime më të ulëta.