Lajme
Facebook ndalon postimet që mohojnë Holokaustin
Rrjeti social Facebook njoftoi se do t’i ndalojë postimet që mohojnë ose shtrembërojnë Holokaustin dhe se do të nisë t’i drejtojë njerëzit në burime autoritare nëse ata kërkojnë informacione për gjenocidin nazist.
“Nëse njerëzit kërkojnë për Holokaustin në Facebook, ne do të fillojmë t’i drejtojmë te burime autoritare, për të marrë informacione të sakta”, tha të hënën shefi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg. Duke njoftuar për masën e re, Zuckerberg tha se ka luftuar për të mbrojtur fjalën e lirë dhe për të kufizuar përmbajtjen me urrejtje.
“T’i tërheqësh linjat e duhura midis asaj që është dhe nuk është e pranueshme, nuk është e thjeshtë, por në gjendjen aktuale të botës, unë besoj se ky është ekuilibri i duhur”, tha Zuckerburg. Javën e kaluar, Facebook njoftoi se do të fshijë çdo grup ose faqe që identifikohet hapur me QAnon-in, një grup i teorive të konspiracionit, që beson se disa “satanistë pedofilë” e drejtojnë botën. Kjo masë vlen edhe për aplikacionin Instagram.
Rrjeti social Facebook po ashtu ka ndërmarrë kufizime për dezinformimin e qëllimshëm për koronavirus.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?