Lajme
Facebook kërkon mbështetje ligjore nga Zvicra për monedhën digjitale
Presidenti i Zvicrës shprehet se “facebook” ka dështuar me monedhën digjitale
Është bërë e ditur se presidenti i Zvicrës, Ueli Maurer, ka thënë se monedha digjitale – Libra – e kompanisë Facebook, ka dështuar në formën e tanishme dhe se projekti ka nëvojë për përpunim të mëtejmë, në mënyrë që të gjejë mbështetje.
“Unë nuk mendoj se ekziston ndonjë mundësi për Libra-n në formën e tanishme, sepse bankat qendrore nuk do ta pranojnë atë. Projekti, në këtë formë, ka dështuar”, tha ai në një intervistë për transmetuesin SRF.
Nga ana tjetër, Facebook ka kërkuar mbështetje ligjore nga Zvicra për monedhën digjitale. Kompania nuk i ka komentuar deklaratat e presidentit të Zvicrës.
Po ashtu, planet për monedhën digjitale të drejtuar nga Facebook-u, e cila do të lëshohet dhe menaxhohet nga Shoqata e Libra-s me bazë në Gjenevë, kanë ngritur shqetësime midis rregullatorëve dhe politikanëve, duke filluar nga çështjet e privatësisë dhe deri te potenciali i saj për të ndikuar në politikën monetare dhe për të ndryshuar situatën financiare në botë.
Ndërkohë, zyrtarët që drejtojnë projektin, përfshirë menaxherin e lartë në Facebook, David Marcus, kanë thënë se pengesat rregullatore mund të vonojnë lëshimin në qarkullim të monedhës, të planifikuar për në qershor të vitit 2020, shkruan REL, transmeton albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
Jeta në Zvicër
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër Me reshjet e borës së ditëve të fundit, vendpushimet e skive, nga më i madhi tek...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore