Shkurt.ch

Facebook jep kënaqësi aq sa marrëdhëniet intime

Përdorimi i rrjetit social stimulon të njëjtën zonë të trurit ashtu sikurse një marrëdhënie seksuale ose një ushqim i mirë, raportojnë hulumtuesit amerikanë.

Ka disa ditë që mediet frankofone kanë shkruar për studimin e fundit të kryer në Universitetin e Harvardit, në SHBA.

“Ju kurrë nuk do t’i shikoni më në të njëjtën mënyrë miqtë tuaj, të cilët kalojnë tërë kohën e tyre duke publikuar komente, mendime apo fotografi”, thotë një gazetar i të përditshmes “Le matin”. Studiuesit në Universitetin e Harvardit, SHBA, kanë zbuluar se kur japim këshilla apo flasim për veten tonë në Facebook, ky veprim stimulon ndjenjat e kënaqësisë në tru. E njëjta gjë ndodh kur hamë një ushqim të mirë, kur fitojmë para, apo kur kemi marrëdhënie intime. Vetëm intensiteti i tyre ndryshon.

Kjo mund të shpjegojë arsyen përse 80% të kontribuesve në Facebook lidhen me përvojat e shkrimtarëve të tyre të menjëhershëm dhe të drejtpërdrejtë. Truri përpunon përhapjen e këtyre informacioneve sikur të jenë një shpërblime për ta.

Sa më shumë keni miq, aq më shumë keni kënaqësi

Diana Tamir dhe hulumtuesit e saj kanë treguar gjithashtu rolin e audiencën në intensitetin e sinjalit në tru. Shpërblimi është më i madh kur informacionet personale ndahen me një rreth të miqve sesa kur ato mbeten private.

“Unë mendoj se studimi ynë jep arsyen pse njerëzit përdorin rrjetet sociale sa më shpesh”, thonë studiuesit në “Los Angeles Times”. Ky hulumtim shpjegon, apo ndihmon të kuptojmë pse Twitter ekziston si dhe arsyen për të cilën Facebook është kaq popullor. Sepse njerëzit ndjejnë kënaqësi kur shkëmbejnë informacione në lidhje me veten e tyre dhe të tjerët”.