Kuriozitete
“Facebook” fsheh numrin e pëlqimeve në postime
Nga premtja, disa nga përdoruesit e rrjetit social nuk do të munden që të shohin sa “pëlqime” apo reagime të tjera ka marrë një postim i bërë nga një përdorues tjetër.
“Facebook” do të ndjekë shembullin e “Instagram”-it në fshehjen e numrit të “pëlqimeve” te postimet e përdoruesve të Australisë.
Nga premtja, disa nga përdoruesit e rrjetit social nuk do të munden që të shohin sa “pëlqime” apo reagime të tjera ka marrë një postim i bërë nga një përdorues tjetër.
eLidhur me këtë eksperiment, kompania është shprehur se, “nuk duan që ‘Facebook’ të ndjehet si një garë”.
“Kjo është një provë për të parë se si njerëzit merren me këtë format të ri. Me kalimin e kohës do ta kuptojmë nëse do ta përdorim këtë më gjerësisht”, bëri të ditur kompania.
Kjo e fundit ka shtuar se përdoruesit e “Facebook” në Australi, ende kanë mundësi që të shohin “pëlqimet” te postimet e tyre, por jo te të tjerët.
Ndërkohë kujtojmë se më shumë se një miliardë njerëz përdorin “Facebook”-un në të gjithë botën, por gjigandi i mediave sociale është nën presion për të luftuar ndikimin e platformës në shëndetin mendor, shkruan panorama. Nga ana tjetër, “Instagram”-i ende nuk ka nxjerrë një rezultat përfundimtar në lidhje me eksperimentin që bëri me “pëlqimet” në disa vende si Australia, Zelanda e Re, Brazil, Kanada, Japoni, Itali dhe Irlandë.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim