Shqipëria

Fabrika zvicerane investon në të ardhmen dhe bart prodhimin në Shqipëri

Barbara Artmann, pronare e "Künzli": "Bazat për ekzistimin e mëtejmë të shëndetshën ekonomik, për inovacionet dhe investimet e nevojshme janë krijuar me prodhimin e vet origjinal të integruar, në Shqipëri"

Prodhuesi tradicional zviceran i këpucëve “Künzli” ka bërë kompletimin e kompetencave të veta në këtë veprimtari përmes ngritjes së një fabrike moderne  të këpucëve në Tiranë. Ndërmarrja e themeluar rishtas si degë e “Künzli” në Shqipëri, fabrika i bashkon sërish makinerinë e qepjes së këpucëve dhe montazhin e tyre në një vend.

Lidhur me këtë u bë fjalë në prezantimin që pronarja dhe drejtuesja e “Künzli” Barbara Artmann bëri të enjten që shkoi, në kuadër të kuvendit të shoqatës Zvicër Shqipëri, që u mbajt në Baden, Kantoni Aargau.

Në këtë prezantim ka marrë pjesë edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Bernë, z. Ilir Gjoni.

Zonja Artmann ka informuar gjerësisht mbi benefitet e një investimi të tillë por edhe vështirësitë që e kanë ndjekur. Por, siç ka theksuar dia herë ajo, përvojat pozitive janë shumë më të mëdha se sfidat, shkruan albinfo.ch. Për më tepër, sipas Artmann, në Shqipëri kanë hasur në një mikpritje shembullore që e reflekton edhe simpatinë e madhe që mbretëron atje për Zvicrën. Ajo ka theksuar se një atmosferë e tillë nuk ishte në vende tjera ku Künzli ka pasur bashkëpunime të ngjashme, si për shembull në Bosnjë.

Më tutje, Artmann ka thënë se zhvillimi dhe prodhimi i modeleve si dhe marketingu dhe administrata mbeten në selinë kryesore, në Zvicër, atz ku dhe ka fiulluar, më shumë se 90 vite më parë.

“E ardhmja kërkon më tepër

“Künzli”, që nga themelimi në vitin 1927 i ka qëndruar percaktimit që vendi i prodhimit të mbetet Zvicra. Por, ndryshimi i kërkesave të konsumatorëve, teknologjitë me shpejtësi të rritur sa i përket prodhimit dhe shitjes si dhe presioni i ashpërsuar i çmimeve kanë kërkuar prej kohësh një përshtatje të proceseve.

Kështu, ulja e çmimeve të këpucëve sportive (atleteve) si rezultat i prodhimit të tyre në Azi, ka bërë që fabrika, që nga vitet `70 të tërhiqej nga biznesi sportiv, shkruan albinfo.ch. Pastaj ajo pati sukses në tregun margjinal të këpucëve ortopedike stabile. Lancimi në vitin 2005 i atleteve “Sneaker” si trashëgimi e këpucëve të famshme sportive, përbën sot për Künzli-n tregun e dytë margjinal të suksesshëm për produketet premium (të dorës së parë).

“Por e ardhmja kërkon më tepër”, thotë Barbara Artmann, pronare dhe menaxhere e Künzli. “Kjo vlen sidomos për Künzli si firmë zvicerane. Cilësia e lartë me çmime të qëndrueshme kërkon teknologjitë më të reja dhe procese moderne në prodhim dhe shitje. Për Künzli, prodhimi fleksibël dhe me çmim të volitshëm është i patjetërsueshëm për të plotësuar kërkesat e tregut dhe për të bërë nvestimet e nevojshme”, thotë ajo.

Künzli prodhon sot rreth 80 modele këpucësh në rreth 20 madhësi (numra). Për çdo vit lancohen rreth 20 variante modelesh dhe 10 modele plotësisht të reja. Në të njëjtën kohë, konsumatorët dëshirojnë që t`i kenë në dispozionon në vazhdimësi të gjitha modelet me të gjithë numrat.

Në vitet `90, makineria për qepjen e këpucëve e Künzli është bartur jashtë vendit për shkak të kostos. Problemet me besueshmërinë dhe me cilësinë që ofronin partnerët e jashtëm përbënin gjithnjë më shumë një faktor rreziku. “Tashti ne e bëjmë këtë më mirë vetë”, ishte përfundimi që nxori ekipi i Künzli-t, shkruan albinfo.ch. Vazhdimi i mbajtjes në Zvicër të mjeshtërisë së montimit të këpucëve po bëhej më sfidues, trajnimi i nxënësve u ndërpre dhe qasja në ekspertizë u vështirësua.

Fabrika në Shqipëri, bazë për investimet për të ardhmen

Një prodhim i mëvetësishëm dhe modern është përcaktues suksesi për Künzli. Prodhimi i integruar në fabrikën e re në Shqipëri e rrit konstantën prodhim-cilësi dhe mundëson përshtatje të shpejta e fleksibile. “Künzli factory Sh.p.k si një degë e Künzli SwissSchuh AG është e pajisur për të ardhmen. Makinat e reja në punëtorinë e qepjes , si shembull, janë konfiguruar në mënyrë speciale për nevojat e prodhimeve të Küünzli.

Drejtori i “Künzli Factory”, Alfred Ludi sjell me vete përvojë të themeltë nga industria e këpucëve.

“Ne tashmë kemi mësuar shumë nga industria shqiptare e këpucëve”, thotë Barbara Artmann. Sjellja në Shqipëri e shumë firmave italiane të këpucëve ka bërë që atje të krijohet një standard i lartë në këtë degë, shkruan albinfo.ch. Künzli, në rrugën e ngritjes, ka marrë mbështetje të çmuar. Firmat e mëdha shqiptare për prodhimin e këpucëve ndihmojnüe pa përfitime të veta, duke dhënë këshilla. Künzli njihet këtu tashmë dhe prandaj ndihmohet firma e vogël simpatike zvivcerane, e para firmë jo italiane e këpucëve, e cila e realizon atje prodhimin e vet. “Veç kësaj, Küünzli dëshironte që me çdo kusht të mbetej në Evropë”, e mbështet zonja Artmann qëndrimin e saj për të investuar në një vend evropian, pra, në Shqipëri.

Künzli do të zhvillojë, prodhojë dhe tregtojë edhe më tutje zgjidhje inovative, kreacione dhe këpucë nga fusha e mjekësisë (Künzli Orto, Künzli Protect) dhe ajo e modës (Künzli K Style). Bazat për ekzistimin e mëtejmë të shëndetshën ekonomik, për inovacionet dhe investimet e nevojshme janë krijuar me prodhimin e vet origjinal të integruar, në Shqipëri.