Zhvillim

Fabrika e parë e mermerit në Kosovë

Fabrika e re është e pajisur me makineri italiane dhe do të ketë kapacitet të prodhimit deri në 400.000 metra katrorë në vit të pllakave të prera dhe të lëmuara

Kompania amerikane “Fox Marble Holdings” ka bërë të ditur se ka përpunuar bllokun e parë të mermerit të bardhë ilir në Kosovë, shkruan ‘proactiveinvestors.co.uk’, përcjell albinfo.ch.

 

Kjo do të jetë diçka historike, pasi do të jetë fabrika e parë e mermerit në Kosovë.

 

Fabrika e re është e pajisur me makineri italiane dhe do të ketë kapacitet të prodhimit deri në 400.000 metra katrorë në vit të pllakave të prera dhe të lëmuara.

 

Drejtori ekzekutiv, Chris Gilbert ka thënë se kjo është një arritje e madhe. “Hapja e fabrikës dhe fillimi i përpunimit të mermerit është një arritje e madhe në rrugën e ‘Fox Marble’”, deklaroi Gilbert.

 

Kjo fabrikë aktualisht ka dy makina për prerjen dhe shkurtimin e blloqeve të mëdha deri në 24 tonë (zakonisht masa e tyre është në mes të 12 dhe 20 tonë) dhe që prehen më pas në pllaka (zakonisht 2-3 cm trashësi).

 

Këto pllaka pas prerjes munden pastaj edhe të përpunohen, për të prodhuar një produkt përfundimtar, pra mermer të lëmuar.