Shkurt.ch

„Expo 2015“, kontrolle doganore në Chiasso?

Nga frika e sulmeve gjatë „Expo 2015“ në Milano mund të ndodhë që sërish të vendosen kontrollet doganore. Kolonat e gjata të trafikut do të jenë të pashmangshme.

Ekspozita „Expo 2015“ do të hapet nga 1 maji deri më 31 tetor në Milano. Priten 20 milionë vizitorë. Tema e Expo është “Feeding Planet, Energjia për Jetën”.

„Expo 2015“ në Milano mund të shkaktojë një pezullim të përkohshëm të marrëveshjes Shengen. Me këtë njoftim është habitur presidenti i rajonit të Lombardisë, Roberto Maroni.

Arsyeja thuhet të jetë frika nga terrorizmi. Maroni ka frikë për vizitorët. “Një ngjarje e kësaj shkalle” mund të tërheqë sulmuesit, tha politikani. Prandaj, është e nevojshme që të kryhen kontrolle gjatë „Expo 2015“.

Ai do të udhëtojë në Romë këto ditë dhe të konsultohet me kryeministrin italian, Matteo Renzi.

Nëse pezullimi i përkohshëm do të hyjë në fuqi, do të kishte shkaktuar radhë të gjata gjatë kontrollit të kufijve në Itali.

“Expo Universale” zhvillohet nga viti 1851. Është një event i rëndësishëm, i cili organizohet çdo 5 vjet në vende të ndryshme të botës, me tematika të ndryshme. Shqipëria ka marrë pjesë për herë të parë në vitin 1937 në Ekspo-n e Parisit dhe dy herë të tjera pas viteve ‘90.

Këtë vit, sipas organizatorëve, është hera e parë që merr pjesë e pavarur dhe e vetëfinancuar.