Futboll

Evropiani i gjashtë për Zvicrën

Euro 2024 do të jetë Kampionati i gjashtë Evropian për Zvicrën

Euro 2024 fillon të premten, derisa ndeshja e parë për Zvicrën do të jetë të shtunën ndaj Hungarisë, shkruan albinfo.ch.

Kjo do të jetë hera e gjashtë për Zvicrën që luan në një Evropian.

Hera e parë ishte më 1996. Më pas mori pjesë edhe në Euro 2004 dhe 2008, që e organizoi së bashku me Austrinë.

Më 2016 u rikthye sërish pasi mungoi në Euro 2012, ku duke kaluar grupet.

Nati po ashtu mori pjesë në Euro 2020, ku arriti suksesin më të madh, duke depërtuar në çerekfinale.