Bota
Evropianët, kundër ndërrimit të orës verore me atë dimërore
Më shumë se 80 për qind e evropianëve që morën pjesë në një anketë në internet duan të heqin ndërrimin e kohës verore dhe dimërore në pranverë dhe në vjeshtë, njoftoi gazeta gjermane Westfalenpost, përcjell albinfo.ch.
Sondazhi i Komisionit Evropian, i kryer nga fillimi i korrikut deri në mes të gushtit, përfshinte 4.6 milionë njerëz. Bëhet fjalë për një pjesëmarrje rekorde në hulumtimin online të BE-së. Më shumë se tre milionë vota janë hedhur nga territori i Gjermanisë.
Nga njerëzit që preferojnë të ndalojnë kohën, shumica duan të qëndrojnë në kohën e verës.
Një zëdhënëse për Komisionin Evropian mbrëmë tha se Komisioni Evropian do të shqyrtojë rezultatet e anketës në detaje përpara se të bëjë ndonjë deklaratë zyrtare.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit