Bota
Evropianët janë “mësuar” me jetën pa tarifa roaming
Vera e parë pa tarifa roaming mes shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Shumica e evropianëve kanë përfituar nga rregullat e reja dhe filluan të ndryshojnë zakonet e tyre kur udhëtojnë jashtë vendit brenda Bashkimit, tregon “Flash Eurobarometer”, publikuar nga Komisioni Evropian, përcjell albinfo.ch.
Siç njoftojnë mediat nga Brukseli, në saje të rregullave të reja roaming të BE-së, që janë fuqizuar nga 15 qershori 2017, konsumatorët mund të përdorin telefonin e tyre celular, ndërsa të udhëtojnë jashtë vendit në kuadër të BE-së, si në shtëpi, pa pasur nevojë të paguajnë kosto shtesë për roaming.
Sipas nënkryetarit të Komisionit Evropian dhe të tregut të vetëm digjital të BE-së, Andrus Ansip, evropianët kanë përdorur kryesisht telefonat e tyre në shtëpi, kur udhëtonin në Bashkimin Evropian pa frikën e faturave të larta për pagesë.
“Dhe operatorët celularë kanë investuar në rrjete të reja të telekomunikacionit, të cilat duhet të miratohen nga Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare sa më shpejt të jetë e mundur”, tha komisari Ansip.
Komisarja Evropiane për ekonominë dixhitale, Maria Gabriel, megjithatë, shtoi se ky është një shembull i BE-së që në mënyrë specifike rrit jetën e qytetarëve evropianë. Sipas saj, konsumi është rritur, ashtu si dhe kërkesa për shërbime mobile në Bashkim Evropian.
Një sondazh i “Eurobarometer” tregon se 71 për qind e evropianëve janë të vetëdijshëm se shpenzimet roaming kanë përfunduar dhe 72 për qind besojnë se do të përfitojnë nga ky rregull i ri. Ndërgjegjësimi i rregullave të reja është rritur në 86 për qind midis atyre që udhëtuan që nga 15 qershori brenda BE-së, vuri në dukje komisarja Gabriel, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë