Lajme
Evropës i duhet energji bërthamore, kërkesë e re ndaj BE-së
16 ministra të ekonomisë dhe energjetikës nga 10 vende evropiane, në një reagim të përbashkët theksuan rëndësinë e energjisë bërthamore, duke deklaruar se “prodhimi i energjisë bërthamore është arma më e mirë për të fituar luftën kundër ndryshimit të klimës”.
Kur shqetësimet për furnizimin dhe kërkesën e energjisë janë rritur për shkak të ndërprerjes së zinxhirit të furnizimit global, rritjes së çmimeve të naftës dhe mbështetjes së tepruar në gazin rus, vlerësohet se termocentrali bërthamor do të zgjidhë problemin.
“Fuqia bërthamore është një burim i lirë, i besueshëm dhe i pavarur i energjisë. Ne bëjmë thirrje që fuqia bërthamore të përfshihet në listën e klasifikimeve të energjisë së gjelbër të Bashkimit Evropian deri në fund të këtij viti”, shprehen ata.
Në letrën dërguar Komisionit Evropian, ministrat theksojnë se rritja e fundit e çmimeve të energjisë tregon se sa e rëndësishme është të zvogëlohet varësia e energjisë nga vendet e huaja. Impiantet bërthamore prodhojnë mbi 26% të energjisë elektrike të prodhuar në Bashkimin Evropian.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit