Lajme
Evropa vazhdon të importojë gaz natyror dhe naftë nga Rusia
Vendet perëndimore po vazhdojnë t’i paguajnë Rusisë qindra miliona dollarë çdo ditë për importet e gazit dhe naftës, pavarësisht sanksioneve të ashpra të vendosura ndaj sektorit bankar dhe atij të aviacionit pas fillimit të sulmit ndaj Ukrainës. Rreth 40 për qind të nevojave energjetike Evropa i përmbush me importe nga Rusia. Udhëheqësit perëndimorë po përpiqen të gjejnë alternativa të tjera.
Perëndimi ka vendosur sanksione ndaj bankave kryesore të Rusisë. Pasuritë e oligarkëve rusë janë ngrirë dhe atyre u është ndaluar udhëtimi në vendet perëndimore. Avionët rusë nuk lejohen më të fluturojnë në hapësirën ajrore të Evropës.
Por, gazi natyror dhe nafta ruse vazhdojnë të rrjedhin në drejtim të Evropës pandërprerë. Evropa po paguan qindra miliona dollarë në ditë për importimin e këtyre burimeve energjetike nga Rusia.
Ministrat e ekonomisë dhe mjedisit të vendeve të Bashkimit Evropian u takuan në Bruksel të hënën për të diskutuar alternativat ndaj kësaj varësie.
“Çdo ditë ne shpenzojmë 350 milionë euro që ia japim sistemit rus, që ata të mund të investojnë në armë, të cilat sot po godasin qytetin e Kievit dhe zona të tjera. Për arsye klimatike dhe për sigurinë e njerëzve tanë, ne duhet të rivlerësojmë këtë varësi tek lëndët djegëse fosile”, tha ministri irlandez i mjedisit.
Por Rusia përmbush një të tretën e nevojave për gaz natyror të Evropës, dhe shifrat e fundit tregojnë se importet ruse janë rritur në fakt që nga fillimi i sulmit ndaj Ukrainës. Çmimi në rritje e bën tregtinë edhe më fitimprurëse.
“Unë mendoj se Perëndimi do të përpiqet të vazhdojë të shmangë vendosjen e sanksioneve ndaj sektorit rus të naftës dhe gazit natyror”, thotë Douglas Rediker, studiues në Institutin Brookings.
Gjermania është ndër vendet e BE-së më të varura nga energjia ruse. Ajo ka njoftuar tashmë pezullimin e gazsjellësit rus “Nord Stream 2”, ndërtimi i të cilit ka kushtuar rreth 11 miliardë dollarë.
“Duhet të mendojmë për të ardhmen. Gjermania do të ketë nevojë për më shumë gaz natyror, sepse prodhimi vendas është në rënie. Ne do të kemi nevojë për më shumë termocentrale me gaz natyror sepse do të përdorim më shumë gaz natyror edhe në sektorë të tjerë industrialë për të arritur objektivat klimatike. Dhe ne duhet t’i përgjigjemi pyetjes, “nga do të vijë gazi natyror në të ardhmen?”, thotë Timm Kehler drejtor i Shoqatës së Gazit Natyror “Zukunft Gas”.
Gjermania ka njoftuar planet për ndërtimin e dy terminaleve të gazit natyror të lëngshëm për të diversifikuar furnizimin me energji. Importet e gazit natyror të lëngshëm në Evropë arritën një rekord të ri në janar dhe gati gjysma e kësaj sasie u importua nga Shtetet e Bashkuara.
Gjermania është zotuar të mbyllë termocentralet e saj bërthamore deri në fund të këtij viti dhe të gjitha termocentralet me qymyrgur deri në vitin 2030. Qeveria tha se këto vendime mund të anulohen pas sulmit rus të Ukrainës.
Kontinenti duhet të përshpejtojë kalimin tek burimet e energjisë së rinovueshme, thotë ish-sekretari gjerman i mjedisit dhe energjisë, Rainer Baake.
“Duhet të ketë një mesazh shumë të qartë për Rusinë tani: ne nuk e duam gazin dhe naftën tuaj në të ardhmen. Do të jetë e dhimbshme sepse çmimet ndoshta do të jenë më të larta. Por kjo është e vetmja mënyrë për të çliruar veten nga kjo varësi nga lëndët djegëse fosile dhe për të përdorur burimet e rinovueshme të energjisë në vend të lëndëve djegëse fosile”, thotë ai.
Ndërkohë, gjigantët e energjisë, përfshirë kompaninë holandeze “Shell” dhe atë britanike “BP”, kanë njoftuar se do të shesin aksionet e tyre në firmat ruse të naftës me vlerë miliarda dollarë. Edhe kompania amerikane ExxonMobil ka deklaruar se do të tërhiqet nga një projekt i saj i naftës dhe gazit natyror me vlerë 4 miliardë dollarë dhe planet për investime të tjera në Rusi./VOA
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra