Lajme

Evropë: 50% përgjysmohet niveli i ndotjes së ajrit

Nivelet e dioksidit të azotit janë ulur rreth 50%

Është bërë e ditur se kufizimet e transportit dhe udhëtimeve nga koronavirusi kanë luajtur një rol në shkaktimin e rënies së ndjeshme të niveleve të ndotjes në Evropë gjatë muajit të kaluar, shkruan CNN.

Sipas raportit, thuhet se nivelet e dioksidit të azotit janë ulur rreth 50% në disa qytete, duke theksuar se rënia përkon me masat e rrepta të karantinës të zbatuara në gjithë Evropën.

Duhet theksuar se përmirësimet në cilësinë e ajrit jane veçanërisht të qarta në Francë, Spanjë dhe Itali.

Paris pati një rënie dramatike prej 54% në përqendrimet e dioksidit të azotit kur krahasoi periudhën 13 prill – 13 mars me të njëjtën kohë në 2019. Gjithashtu edhe Madridi, Milano dhe Roma kanë pasur ulje rreth 45%.

Përqendrimet e dioksidit të azotit ndryshojnë gjerësisht nga dita në ditë për shkak të ndryshimeve në kushtet e motit, duke pranuar se ekziston një ndryshueshmëri e shkaktuar nga moti, gjë që e bën të vështirë tërheqjen e konkluzioneve bazuar vetëm në matje ditore ose javore.