Lajme
Evropa po nxehet në formë të përshpejtuar, paralajmërohen valë vdekjeprurëse
Evropa duhet të përgatitet për më shumë valë vdekjeprurëse të të nxehtit, të nxitura nga ndryshimet klimatike, është thënë në një raport të publikuar të hënën.
Sipas gjetjeve të raportit të përpiluar nga Organizata Botërore për Mot dhe Shërbimi Evropian për Klimën, ky kontinent ka qenë 2.3 gradë Celsius më i nxehtë vitin e kaluar, në krahasim me epokën paraindustriale.
Thatësia, temperaturat rekorde mbi sipërfaqe të detit dhe shkrirja e pashembullt e akullnajave, janë në mesin e pasojave me të cilat po përballet bota, si pasojë e ngrohjes globale.
Evropa, e cila është ngrohur dyfish më shumë sesa mesatarja globale, prej vitit 1980, ka regjistruar rekord të temperaturave vitin e kaluar.
Franca, Gjermania, Italia, Portugalia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë regjistruar vitin e kaluar verën më të nxehtë ndonjëherë në histori.
Në raport është thënë se më së keqi do të goditen vendet e varfra, të cilat kanë bërë pak për t’i luftuar emetimet e karbonit, të cilat e rrisin temperaturën.
Sipas raportit, i nxehti ekstrem i ka lënë më shumë se 16.000 njerëz të vdekur vitin e kaluar, derisa vërshimet dhe stuhitë kanë shkaktuar dëme në vlerë të 2 miliardë dollarëve./euronews
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje