Lajme
Evropa përgatitet për valë të fortë të ‘Omicron’
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson thotë se Omcron është një kërcënim shumë serioz për vendin e tij.
Johnson paralajmëron një valë të “madhe të Omicron” duke rrëzuar pretendimet se nuk binte dakord me ekspertët.
Kryeministri britanik u bëri thirrje njerëzve që të marrin vaksinë të tretë në mënyrë që të jenë të mbrojtur.
Të dhënat e fundit tregojnë për një dyfishim të rasteve të reja me COVID-19 në Britani dhe në total deri tani numërohen gati 15 mijë raste me Omicron.
Omicron ka detyruar shumë vende të Evropës që të forcojnë masat kufizuese në prag të festave të fund vitit.
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach thotë se pritet që varianti Omicron të nxisë një falë të pestë të madhe të pandemisë.
Lauterbach, një ish-epidemiolog, shprehet se Gjermania duhet të përgatitet për një sfidë “që nuk është parë kurrë më parë”.
Zvicra ka bërë të ditur planin për të forcuar masat, duke përfshirë punën nga shtëpia deri më 24 janar dhe ndalimin e takimeve në ambientet të mbyllur për më shumë se 10 persona.
Qeveria zvicerane ka porositur 7 milionë doza për secilin vaksinës, Moderna dhe Pfizer për gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm duke e çuar në 34 milionë doza stokun e saj të vaksinave.
Ndërsa ministrja e Shëndetësisë në Portugali thotë se deri në fund të muajit të prekurit nga Omicron mund të përbëjnë 80% të rasteve të reja me COVID. Marta Temido thotë se për momentin Omicron përbën 20% të rasteve, gjatë javës së Krishtlindjes mund të shkojnë në 50% dhe në javën e fundit në 80% të rasteve.
Pavarësisht se Shtëpia e Bardhë nuk ka në plan të vendosë masa të reja nga rritja e rasteve me Omicron, presidenti Joe Biden thotë se “dimri do të sjellë sëmundje dhe vdekje të ashpra” për të pa vaksinuarit./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën