Bota
Evropa Perëndimore, atraktive për investimet e huaja direkte

Sipas rezultateve të studimit në tregun evropian „European Attractivenes Survey 2015″, të cilin e ka realizuar kompania konsulente „EY” (më herët “Ernst & Young”), investimet e huaja direkte (SDI) që janë orientuar në Evropë arritën një rekord të ri në vitin 2014: 305 miliardë dollarë.
Hulumtimet kanë treguar se gjatë vitit të kaluar 43 vende evropiane (përfshirë Rusinë dhe Turqinë) kishin realizuar 4341 projekte të investimeve, e cila është 10 për qind më shumë se shifra që ishte regjistruar në vitin 2013.
Kështu, në vitin 2014 u hapen vende të reja pune që përfaqësojnë një rritje prej 12 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
Rezultatet kërkimore në Evropë për investime që i ka realizuar kompanisë “EY” kanë bërë të ditur se Evropa Perëndimore ka tërhequr gjysmën e të gjitha investimeve botërore gjatë vitit 2014, që paraqet një rritje prej 5 për qind në krahasim me 2013-ën.
Me këtë rezultat Evropa arriti Kinën, e cila ka regjistruar rënie në projektet e investimeve prej gjashtë për qind dhe u bë destinacion më atraktiv për investimet e huaja. Rritja e investimeve në rajonin e Amerikës Veriore ishte 32-39 për qind, duke zënë vendin e dytë në atraktivitetin global, ndërsa Kina ra nga i pari në vendin e tretë.
Rimëkëmbja ekonomike e shoqëruar me trendin e vlerës së çmimit të euros dhe energjisë së ulët ka ndihmuar për të ringjallur atraktivitetin e sektorëve të prodhimit në Evropë. Prodhimi ka çuar në rritjen e investimeve të huaja direkte prej 20 për qind dhe në të njëjtin kohë rritjen e numrit të vendeve të punës.
Kompanitë evropiane janë përgjegjëse për gjysmën (51 për qind) e projekteve të investimeve të drejtuara drejt Evropës, ndërsa një e katërta e investimeve erdhi nga kompanitë shumëkombëshe nga Shtetet e Bashkuara.
Investitorët e huaj shohin burokracinë (20 për qind) dhe rritjen e ngadaltë ekonomike (17 për qind), si pengesën më të madhe të Evropës, ndërsa pasiguria gjeopolitike në kufijtë e Evropës (11 për qind) dhe deficitit i lartë (11 për qind) janë të publikuara si defekte shumë të vogla.
Vendet evropiane duhet të përmirësojnë më tej fleksibilitetin e tregut të punës, për të lehtësuar rregullimin dhe rregullisht duhet të inkurajojnë një mjedis bashkëpunuese të biznesit.
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë Shumica e produkteve Toblerone do të mbajnë tani kryqin zviceran në paketimin e tyre. Kompania amerikane...
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët
-
A janë gjigantët farmaceutikë kompanitë më të mira për të punuar në Zvicër?
-
Masat nga qeveria zvicerane pas tarifave nga Trump
-
Lloji i ri i Mpox në Zvicër