Lajme
Evropa paralajmërohet për rrezikun nga sulmet terroriste gjatë Krishtlindjes
Komisionerja Evropiane për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson, ka paralajmëruar se Evropa mund të përballet me sulme terroriste gjatë Krishtlindjes. Johansson u shpreh se zemërimi i shkaktuar nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit mund të sjellë rritje të dhunës në Evropë.
“Ne e kemi parë gjatë kohëve të fundit këtë në Paris, për fat të keq edhe më herë ka ndodhur”, u shpreh zyrtarja e BE-së duke iu referuar sulmit të fundit pranë kullës Eiffel, ku një person ndërroi jetë pas sulmit me thikë, ndërsa 2 të tjerë janë plagosur.
Komisionerja Evropiane për Çështjet e Brendshme u shpreh se Bashkimi Evropian po vë në dispozicion 26 milionë paund për siguri shtesë në zonat më të rrezikuara. Johansson nuk dha detaje të mëtejshme nëse kishte informacione të detajuara për rrezikun e sulmeve, transmeton a2 përcjell albinfo.ch.
Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, i dërgoi ngushëllimet e saj Francës për sulmit të fundjavës së kaluar, ndërsa theksoi se ngjarje të tilla tregojnë sesa evidente janë raste të tilla terrozmi. “Lufta në Gaza po e përkeqëson situatën”, tha ajo.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër Në varësi të kombësisë dhe lejes së punës, shtetasit e huaj ose gëzojnë të drejta gjithëpërfshirëse...
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë