Bota
“Evropa e nxehtë”, temperatura rekord në Belgjikë, Gjermani, Francë, Holandë …
Pjesa më e madhe e Francës është në alarm portokalli, niveli i dytë më i lartë i gatishmërisë
Qyteti francez i Bordosë ka regjistruar temperaturën më të lartë të tij që kur regjistrimi i të dhënave ka nisur, ndërsa Evropa Perëndimore po përballet me një valë të dytë të nxehti këtë verë.
Të martën, “Meteo France” regjistroi 41.2 gradë Celsius në qytetin jug perëndimor, duke thyer një rekord të 2003 prej 40.7 gradësh Celsius. Ekspertët parashikojnë një varg rekordesh nëpër Evropë këtë javë, përfshirë Belgjikën, Gjermaninë dhe Holandën.
Sipas tyre, valët e të nxehtit, mbajnë vulën e ndryshimeve klimaterike.
Ashtu siç e pamë në qershor, thonë ata, këto valë të nxehti po bëhen më të shpeshta, nisin më herët dhe janë më intensive. Ky nuk është një problem që do të kapërcehet.
Pjesa më e madhe e Francës është në alarm portokalli, niveli i dytë më i lartë i gatishmërisë.
“Meteo France” tha se temperatura në Paris mund të arrijë në nivele të reja të enjten. Rekordi i tanishëm, i vendosur në 1847 dhe është 40.4 gradë Celsius, transmeton TCH. Po bëhen ndërkohë gjithnjë e më shumë parashikime me valën e të nxehtit që Franca përjetoi në gusht 2003, kur humbën jetën thuajse 15 mijë persona, përcjell albinfo.ch.
Mërkuri në termometër do të arrijë 40 gradët edhe në një seri vendesh. Belgjika, ka lëshuar një paralajmërim për motin në të gjithë vendin, Spanja ka bërë të njëjtën gjë për disa rajone. Shërbimi Copernicus i komisionit evropian thotë se rreziku i zjarreve është i lartë në Spanjë e Portugali.
Në Holandë, qeveria ka aktivizuar një plan kombëtar për të nxehtin ndërsa në Britani, temperaturat do të kapërcejnë 35 gradët Celsius dhe mund të thyhen rekordet po ashtu.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira Të premten do të bjerë borë edhe në ultësira, rrugët mund të bëhen të rrëshqitshme sidomos...
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë
-
Nis referendumi kundër ID-s elektronike zvicerane