Lajme
Evakuohet stacioni hekurudhor në Gjermani, gjenden 4 bomba të Luftës së Dytë Botërore

Stacioni qendror hekurudhor në Osnabrück, një qytet në veriperëndim të Gjermanisë, u mbyll të dielën dhe zona përreth u evakuua, pas gjetjes së katër bombave të Luftës së Dytë Botërore. Lajmin e bëri të ditur kompania shtetërore hekurudhore, Deutsche Bahn (DB), përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit të DB-së, kufizimet në trafikun e udhëtarëve dhe transportin e mallrave do të mbeten në fuqi gjatë gjithë ditës, ndërkohë që të gjithë qytetarët dhe banorët e zonës përreth stacionit janë urdhëruar të largohen. Autoritetet bënë të ditur se evakuimi i rreth 15,400 banorëve është kryer në orët e hershme të mëngjesit, pas gjetjes së bombave në oborrin e ish-shtëpisë së mallrave të qytetit.
Nëse bombat konfirmohen si të pashpërthyera, ekspertët do të thirren për t’i asgjësuar ato. Ky nuk është rasti i parë i evakuimeve në Osnabrück për shkak të mbetjeve të Luftës së Dytë Botërore, pasi qyteti ka qenë një ndër objektivat kryesorë të bombardimeve masive gjatë luftës. Në muajin shkurt, autoritetet lokale theksuan se rajoni ka ende mundësi për gjetje të tjera të materialeve të rrezikshme, pasi disa zona nuk janë hetuar ende.
Osnabrück ndodhet rreth 70 kilometra në lindje të kufirit me Holandën, dhe evakuimet për arsye të mbetjeve të luftës janë bërë tashmë një fenomen i përsëritur në këtë qytet.
E-Diaspora
-
Nga Shkupi në Holandë: Suksesi i Vigjilenca Abazit në Drejtësinë Evropiane Vigjilenca Abazi është Asistente Profesore e së Drejtës Evropiane në Universitetin e Maastrichtit në Holandë. Si...
-
Kori “Siparantum” do të ngjitet në skenën e institucionit prestigjioz të Filarmonisë së Berlinit
-
Bardhyl Coli emërohet drejtor i ri i hotelit prestigjioz në Zvicër
-
Falënderim i veçantë për vëllezërit Shoshi në Zvicër: Kontribut i çmuar për të ardhmen e fëmijëve të fshatit të tyre, Skivjan
-
Vota e Diasporës: Një çelës për të ardhmen demokratike të Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Peshkopët zviceranë kundër reformave të mëdha në Kishën Katolike Presidenti i Konferencës së Peshkopëve të Zvicrës, Charles Morerod, këshillon që të shmangen reformat e gjera...
-
Birraritë e Jurës bashkohen për të mbijetuar përballë gjigantëve të birrës
-
Refuzimi i nderimit të flamurit: Ekipi zviceran në qendër të një skandali diplomatik
-
Rritje alarmante e rasteve të diskriminimit racor në Zvicër gjatë vitit 2024
-
Të shtëna me armë në Brugg, arrestohen një zviceran dhe një kosovar