Lajme

Eurozona po humb vrullin më shpejt nga sa parashikohej

Kreu i Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, paralajmëroi sot se zona e euros po e humb vrullin më shpejt nga sa pritej.

“Rritja e rasteve të COVID-19 dhe intensifikimi i masave të reja kanë kontribuar në një përkeqësim të perspektivës afatshkurtër”, tha ajo, shkruan atsh, përcjell Albinfo.ch.

Lagarde theksoi se treguesit tregojnë për një zbutje në aktivitetin ekonomik në prag të fundvitit.