Lifestyle

Eurovizioni, shërbime për personat e verbër dhe të shurdhër

Transmetuesi Kombëtar i Izraelit ka zbuluar se për herë të parë do të ofrojë shërbime për të mundësuar shikuesit e shurdhër dhe të verbër që të ndjekin Eurovizionin.

Si pjesë e organizimit të Eurovision Song Contest 2019, KAN do të transmetojë versione të qasshme online të konkursit nga Tel Avivi. Për shikuesit e shurdhër, interpretimi i gjuhës së shenjave do të sigurohet nga ekipi Sign Now, i cili tashmë ka filluar të punojë, transmeton eurvoix, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch.

KAN do të promovojë në mënyrë aktive tre transmetimet te ndryshme në prag të konkursit për të siguruar që sa më shumë njerëz të jenë të përfshirë në Eurovision 2019.