Lajme

Eurovision 2025 do të zhvillohet në Bazel ose Gjenevë

Bazeli dhe Gjeneva kanë mundur Cyrihun dhe Bernën në listën e ngushtë për të pritur Festivalin e Këngës së Eurovizionit në maj 2025, tha të premten Korporata Zvicerane e Transmetimeve (SBC).

Dy finalistët u zgjodhën në bazë të kritereve të tilla si koncepti i vendit të ngjarjes, lidhjet e transportit publik, qëndrueshmëria, kapaciteti i hotelit, konceptet e sigurisë dhe depozitimit të mbetjeve, investimet, përvoja me ngjarje në shkallë të gjerë, mbështetja dhe motivimi, raporton swissinfo.

Kështu, u përjashtuan ofertat nga Cyrihu dhe Berna/Biel, të cilët gjithashtu kishin bërë fushatë për t’u bërë qyteti pritës.

Autoritetet në Gjenevë kanë premtuar rreth 30 milionë CHF për të organizuar konkursin, i cili do të mbahet në qendrën Palexpo. Në Bazel, ende nuk janë publikuar shifra financiare, megjithëse autoritetet thonë se Eurovizioni do të mbahet në sallën St-Jacques të qytetit, transmeton albinfo.ch.

Ndërsa investimi në organizimin e Eurovizionit është i konsiderueshëm, përfitimet ekonomike të pritshme janë gjithashtu të konsiderueshme. Liverpool, nikoqiri i vitit 2023, regjistroi një vlerë të shtuar prej 62 milionë euro (59.9 milionë CHF).