Bota

Europoli paralajmëron se rreziku i terrorit nga islamistët mbetet i lartë

Edhe pse shifrat për sulmet terroriste janë zvogëluar, Europol-i ka paralajmëruar se kërcënimi mbetet edhe më tej.

Nga sulmet terroriste gjatë vitit të kaluar, në Europë kanë vdekur 68 persona. Një shifër që është shumë më e vogël se një vit më parë. Sulmet gjithashtu kanë qenë më pak të sofistikuara. Por, Europoli paralajmëron se kërcënimi mbetet edhe më tej.
Sipas një raporti të Europolit, rreziku i sulmeve terroriste edhe më tej mbetet i lartë,  pavarësisht nga humbjet e terroristëve të Shtetit Islamik (IS) në Irak dhe Siri. Në vitin e kaluar, në Europë ka pasur ka pasur dy herë më shumë sulme me motive islamike, sipas një raporti për terrorizëm të Europolit, i cili u prezantua gjatë të mërkurës në Hagë.
Sidoqoftë, sulmet kanë qenë gjithnjë e më shumë individuale, autorët e së cilëve kanë qenë ngë BE-ja, ndërsa janë radikalizuar jashtë vendit. Gjithashtu, edhe numri i të vdekurve ka qenë dukshëm më i ulët.
Në vitin e kaluar, nëntë vende anëtare të BE kanë raportuar një numër prej 205 sulmesh, ndërsa Europoli gjithashtu i përshiu këtu edhe sulmet e kryera dhe sulmet e dështuara, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Albinfo.ch. Është një shifër për 45 për qind më e lartë se vitin e kaluar, me ç`rast u vranë 68 persona dhe 844 të tjerë u plagosën.
Ky numër është dukshëm më i vogël se në vitin 2016, me një total prej 142 vdekjesh. Por rreziku edhe më tej mbetet, ka pohuar drejtorja e Europolit, Catherine De Bolle. “Lufta kundër terrorizmit mbetet përparësia kryesore e Europolit”. Vetëm nëpërmjet shkëmbimit të mirë të të dhënave dhe informatave të tjera, hetuesit e shteteve anëtare të BE-së mund të jenë të suksesshëm. Në vitin 2017, të dyshuar si terroristë, apo që kanë lidhje me terrorizmin, u arrestuan 975 persona.
Në vitin 2017, nga xhihadistët ka pasur 33 sulme, duke u vrarë 62 persona. Autorët kanë qenë nga Europa dhe kanë vepruar vetëm, ka deklaruar kreu i Qendrës Anti-Terroriste të Europolit, Manuel Navarrete. “Ata janë radikalizuar këtu, por zakonisht nuk kanë pasur lidhje të drejtpërdrejtë me Shtetin Islamik ose ndonjë rrjet tjetër xhihadist”.
Sulmet janë më pak të përgatitura mirë dhe për këtë arsye ka më shumë gjasa ata të pengohen. Nga ana tjetër, këta autorë janë gjithashtu më të paparashikueshëm. Ata mund të shtënë papritmas me armë mbi kalimtarët.
IS vazhdon të përdorë kryesisht media online për propagandë dhe të rekrutojë ndjekës të rinj. Al Kaeda është gjithashtu shumë aktive në BE, paralajmëroi Europol.
Sipas deklaratave të ekspertëve të terrorizmit, jashtëzakonisht të rrezikshme mund të jenë, luftëtarët e kthyer të Shtetit Islamik. “Shumë prej tyre janë të trajnuar për sulme të tilla.” Vitin e kaluar, megjithatë, vetëm një nmumër i vogël luftëtarësh të Shtetit Islamik janë kthyer nga Siria apo Iraku.