Lajme
Europë: Thirrje për vaksinim masiv
Franca është një nga shumë shtetet evropiane që raporton një rritje të lartë të të infektuarve me COVID dhe shkak është transmetueshmëria e lartë e variantit Omicron. Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 360 mijë raste të të prekurve.
Ministri i Shëndetësisë, Olive Veran, e cilëson një valë të re të pandemisë.
“Nuk kemi pasur shifra të tilla që nga nisja e krizës shëndetësore. Është një valë e re. Shifrat flasin qartë, 22 mijë pacientë të shtruar në spital me COVID-19 dhe 3900 ndodhen në kujdes intesiv në reanimacion”, u shpreh ministri.
Italia po ashtu raporton një rritje rekord të të infektuarve, më shumë se 220 mijë të prekur, dyfishi i një dite më parë. Edhe pse infektimet janë më pas serioze sesa variantet e tjera, qytetarët e pavaksinuar janë më të rrezikuar.
Stafi mjekësor i spitalit në Kremona në veri të vendit u bën thirrje italianëve të vaksinohen.
“Vaksina është mjeti kryesor që ne kemi dhe që garanton se personat e infektuar do të kenë më pak dëme në shëndet. Ajo siguron më pak shtrime në spital dhe më pak të sëmurë në njësitë e kujdesit intensiv”, u shpreh Enrico Storti, drejtor i kujdesit intensiv në spitalin në Cremona.
Turqia është një tjetër shtet ku po regjistrohet një rritje të lartë të të infektuarve, më shumë se 74 mijë infektime të reja. Në dhjetor u raportua për 20 mijë të prekur./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë Çdo dimër në Zvicër bora shkakton probleme për hekurudhat. Një ekspert i hekurudhave përmend disa arsye...
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës